-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraeli arreston tre të punësuar të cilët po restauronin në xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Forcat izraelite të enjten arrestuan tre të punësuar të Autoritetit të Çështjeve Fetare të Kudsit, bëjnë të ditur zyrtarët.

Firas al-Dibs, zëdhënësi i autoritetit jordanez, në një deklaratë tha se tre të arrestuarit u ndaluan përderisa po kryenin një restaurim të vogël në oborrin e xhamisë Al-Aksa.

Të arrestuarit u identifikuan dhe bëhet fjalë për Bassam Al-Hallaq, kryesuesi i Komitetit për Rikonstruimin e xhamisë Al-Aksa, ndihmësi Taha Aweida dhe një i punësuar tjetër.

Zëdhënësi Al-Dibs e përshkroi aksionin izraelit si “intervenim në punimet e tyre restauruese”.

Policia izraelite akoma nuk ka komentuar ndodhitë.

Për muslimanët, Xhamia Al-Aksa është vend i tretë i shenjtë për nga rëndësia. Në anën tjetër, hebrenjtë besojnë se në atë vend ndodheshin dy tempuj të tyre.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Përmes një lëvizjeje që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi tërë qytetin në vitin 1980, duke pretenduar se është kryeqyteti “i përhershëm dhe i pandashëm” i shtetit të vetëshpallur izraelit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit