Prefekti i Kudsit, Adnan Gays, është arrestuar nga forcat izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silvan, në jug të Mesxhid-i Aksasë
Forcat izraelite pas një muaji kanë arrestuar sërish prefektin e Kudsit, Adnan Gays, i lidhur me Qeverinë e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se prefekti i Kudsit është arrestuar nga forcat izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silvan, në jug të Mesxhid-i Aksasë.
Ndërkohë në lajm nuk është dhënë ndonjë informacion në lidhje me arsyen e arrestimit të prefektit.
Në anën tjetër, Qeveria e Palestinës ka dënuar arrestimin e prefektit nga forcat e Izraelit, ku zëdhënësi i qeverisë, Jusuf el-Mahmud, në një deklaratë me shkrim është shprehur se “Arrestimi i prefektit të Kudsit, tregon se qeveria okupuese vazhdon të vendosë në objektiv kryeqytetin tonë nën pushtim, si dhe popullin, liderët tanë dhe vendet tona të shenjta”.
Autoritetet izraelite ditën e enjte kishin vendosur ndalimin e hyrjes për 6 muaj në Bregun Perëndimor nën okupim për prefektin e Kudsit, Gays.
Po ashtu rikujtohet se prefekti Gays edhe muajin e kaluar ishte arrestuar nga forcat izraelite, ku pasi u dërgua në gjykatë ai u lirua disa ditë më pas.