1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Izetbegoviç në 23-vjetorin e pavarësisë: Do të ketë gjithnjë e më shumë BeH

Më të lexuarat

“Do të ketë gjithnjë e më shumë Bosnje dhe Hercegovinë, do të ketë gjithnjë e më shumë patriotë, do të jetë vendi më i qëndrueshëm, ku do të jetohet gjithnjë e më mirë. Do të ketë integrime të brendshme, integrime të jashtme në BE dhe NATO, BeH do të jetë gjithnjë më e mirë. Çdo herë kur të festojmë këtë ditë”, ka thënë anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç pas vendosjes së luleve në Varrezat e Dëshmorëve- Kovaçi, me rastin e shënimit të 1 marsit, Ditës së Pavarësisë së BeH, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ai sot së bashku me delegacione të shumta vendosi kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve- Kovaçi në Sarajevë ku qytetarët i nderuan ushtarët e rënë të BeH. Duke folur për festën e sotme, Izetbegoviç tha se në këtë ditë gjithmonë parashtrohet pyetja se pse festa nuk shënohet në gjithë territorin e vendit. 
 
“Këtë pyetje çdo herë do të parashtrojmë. Është e rëndësishme, që këtë vend, sovranitetin e saj, stabilitetin të ketë gjithnjë e më shumë. Është e rëndësishme që të ketë njerëz të mjaftueshëm të cilët e festojnë këtë ditë, të cilët e duan këtë vend. Njerëzit duhet ta duan vendin ku janë lindur, është një gjendje e çuditshme në të cilën ekzistojnë qytetarët që nuk e duan emrin e saj. Këtë do ta shërojë koha”, ka thënë Izetbegoviç. 
 
Bosnja dhe Hercegovina sot feston 23 vjetorin që kur populli i saj vendosi që vendi i tyre të shkëputet nga Republika e atëhershme Socialiste dhe Federative e Jugosllavisë (RSFJ) dhe të bëhej shtet i pavarur.
 
Para BeH, në fund të 1990, vendimin për shkëputje nga ish-Jugosllavia e mori Republika e Sllovenisë, dhe më vonë, në 1991, Republika e Kroacisë dhe Maqedonia.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit