3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ivanoviq: Veprim shumë i rrezikshëm i KFOR-it

Më të lexuarat

Oliver Ivanoviq, ka thënë se KFOR-i ka ndërmarrë një “veprim shumë të rrezikshëm” duke bërë përpjekje për të hequr barrikadën në Rudare të Zveçanit.

“Nuk i di motivet për këtë. Me duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe druaj se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.
Ivanoviq ka thënë se Ministria për Kosovën po bën përpjekje të qetësojë tensionet dhe se tashmë ka kontaktuar misionet ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje.
Serbët e veriut kanë vendosur barrikada në rrugë qysh në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj në pikat kufitare 1 dhe 31./Indekosnline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit