2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Italia paralajmëron mbi shkatërrimin e zonës Shengen

Më të lexuarat

Kryeministri i Italisë në një prononcim për media ka paralajmëruar mbi dëmet e shkatërrimit të zonës Shengen dhe ka thënë se Italia nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Mateo Renzi kryeministër i Italisë ditën e shtunë tha: Ata të cilët synojnë shkatërrimin e zonës Shengen dhe sistemin e lëvizjes së lirë të njerëzve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në realitet kanë si synim shkatërrimin e të gjithë Evropës, por Italia nuk do të lejojë një gjë të tillë.
Ditën e shtunë Mateo Renzi ishte në Berlin për tu takuar me Angela Merkel më të cilën bisedoi mbi krizën e refugjatëve.
Pas këtij takimi Mateo Renzi tha; Ne jemi të bindur se ata të cilët synojnë shkatërrimin e zonës Shengen në realitet synojnë shkatërrimin e të gjithë Evropës, gjë të cilën ne nuk e lejojmë.
Vlen të theksohet se vendet evropiane prej fillimit të këtij viti kanë vendosur masa kontrolli në kufijtë e tyre me qëllim uljen e valës së futjes së emigrantëve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit