4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Italia: Kolonitë çifute janë antiligjore

Më të lexuarat

Konsullata italiane në Jerusalem, të shtunën në një deklaratë të saj, duke cituar Ministrinë e jashtme të Italisë, ka theksuar se në udhëtimin e fundit të Masimo Beri, ministër i turizmit dhe kulturës i Italisë në qytetin Al Khalil të Bregut Perëndimor, ka thënë se ndërtimi i kolonive cifute në tokat e pushtuara palestineze që nga vitit 1967, është antiligjor.
Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se qëllimi i vizitës së ministrit italian në qytetin Al Khalil, ishte njohja nga afër me kushtet dhe situatën e banorëve të këtij qyteti si dhe përkrahja e planeve për mbrojtjen e trashëgimisë së këtij qyteti. Izraeli nuk respekton thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve çifute me qëllim ndryshimin e strukturës në favor të tyre dhe qëllimi kryesor i sionistëve është ndryshimi i identitetit në tokat e pushtuara palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit