-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Italia hap dyert për prodhimet “Made in Kosova”

Më të lexuarat

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve po merr pjesë në vizita të ndryshme me ftesë të Bizneseve dhe qeverive lokale të regjionit të Venecias të Italisë.

Delegacioni i AKB-së u prit nga Renato Celotto- President i Btime Group, Nicola Fragomeni, Kryetar i bashkisë Santa Maria di Sala, Venezia dhe Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM.

Në këtë rast Kryetari Nicola Fragomeni, Santa Maria di Sala-Venezia tha se Italia është vend i madh për bashkëpunim në mes bizneseve të Evropës dhe Ballkanit dhe ky moment është i rëndësisë së veçantë sepse për herë të parë po marrin pjesë shumë delegacione të institucioneve lokale dhe qendrore e me theks të veçantë ato biznesore.

“Kam kënaqësinë ta përshëndesim Delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar dhe përfaqësues i Dhomës Kombëtare Tregtare për shumë vende të Ballkanit e që është mundësi e madhe për të hapë tregje të reja për bizneset italianë në këtë regjion”.

Santa Maria di Sala si regjion ka më shume se 750 bizneseve të mëdha të industrisë së ndryshme që kërkojnë bashkëpunim me shumë vende të ndryshme të Evropës Ballkanit dhe botës së tretë.

Ndërsa Renato Celotto, president i Bitme Group tha se hapja e kësaj Qendre Tregtare TOMMASINI është derë e hapur për të gjitha bizneset dhe brendet ndërkombëtare.

“Kjo neve na bën që të jemi lider në tregjet ndërkombëtare, prandaj ftojmë të gjitha bizneset e Ballkanit që te vijnë këtu për mundësin e bashkëpunimit me ne dhe të shkëmbimit të produkteve dhe përvojave të mira që kemi si biznes ndërkombëtar”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha Italia është një nga partnerët më të mëdhenj të Evropës për Kosovën dhe kontributi i juaj vlerësohet lartë si nga qytetarët, bizneset por edhe institucionet e shtetit të Kosovës për gjithë atë që keni bërë dje dhe sot për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës.

Prandaj hapja e kësaj Qendre të madhe tregtare është edhe një mundësi e re që te gjitha bizneset e regjionit të Ballkanit të vijnë këtu dhe të kërkojnë hapësirë për të shitur produktet e veta në këtë qendër të madhe tregtare e posaçërisht kjo është mundësi e madhe për prodhuesit e Kosovës që të plasojnë produktet Made in Kosova në mes të Evropës.

Shahini i ftoj të gjitha bizneset që ishin të pranishëm që të vijnë të vizitojnë Kosovën dhe për se afërmi të shohin ndryshimet dhe reformat e politikave ekonomike në shtetin me të ri në Evropë se si kemi përparuar duke bërë hapa konkret dhe duke krijuar një klimë të favorshme për investime në Kosovë si i vetmi vend më atraktiv në Ballkan.

Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM falënderoi z. Agim Shahini, Kryetarin e AKB-se dhe Renato Celotto, president i Bitme Group Renatoo nga Btime me Group për këtë organizim i cili është rritë imazhin dhe mundësin për bashkëpunim Itali- Kosovë./monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit