Autoritetet italiane përmbyllën me sukses një operacion antidrogë, të nisur që prej vitit 2008, dhe shkatërruan një rrjet trafiku droge.
Policia italiane arrestoi sot 11 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, transmeton BW.
Sipas mediave të shtetit fqinj, të arrestuarit trafikonin kokainë, marijuanë dhe hashash dhe e shpërndanin atë në rrugë, parqe dhe lokale në Trentino Alto Adige.
Në pranga kanë rënë shtetasit shqiptarë: Shkelzen Laçi, 27 vjeç, Fatos Sula (23), Hektor Muka (29), Florentin Kulluri (25), Altin Ajazi (33), Saimir Hysa (33), Elvi Kici (20) dhe Alban Toska, 25 vjeç.
Hetimet për këtë rrjet trafiku kishin nisur që në nëntor të vitit 2008 dhe deri në maj të 2011-ës, policia arriti të sekuestronte 17 kg lëndë narkotike, që kapte vlerën e 4 milionë eurove. Prej vitit 2008 në pranga kanë rënë 42 persona, mes të cilëve korrierë, trafikantë dhe shpërndarës droge./koha/kohaislame