-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Itali, lëkundje të tjera në veri

Më të lexuarat

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter është shënuar në orën 06.08 në veri të Italisë.

Zonat që e kanë ndjerë më shumë lëkundjen janë Ravenna, Cervia dhe Alfonsine. Sipas corriere.it, nuk ka dëme materiale apo të plagosur. Vetëm kanë rënë pjesë nga një pallat i vjetër në Pesaro.

Sipas të dhënave nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra ishte 25.6 kilometra në thellësi.

Gjatë orës 02.00 dhe 06.00 janë ndjerë 3 lëkundje tërmeti gjithsej. E para me magnitudë 2,2 dhe e dyta prej 2,9.

Që nga tërmeti i 29 majit që shkaktoi 17 viktima dhe qindra të plagosur, veriu i Italisë është tronditur nga tërmete të tjera, por që nuk kanë shkaktuar dëmtime.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit