2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Itali, ekzekutohen dy shqiptarë

Më të lexuarat

Dy shqiptarë janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në një provincë veriore të Italisë në afërsi të Milanos.

Viktimat janë identifikuar nga autoritetet italiane si Ndue Bruka, 51 vjeç dhe Alban Medha, 27 vjeç, xhaxha e nip, që të dy me qendrim si klandestinë në Itali dhe me precedentë penalë të mëhershëm.

Dëshmitarët nga vendngjarja thanë se dy viktimat ishin duke udhëtuar me biçikleta kur pranë tyre është afruar një motor me dy persona, që të dy me kaska në kokë. Personat kanë nxjerrë armën, një pushkë gjysmë-automatike dhe kanë qëlluar në kokë xhaxhain dhe nipin. Plagët kanë qenë fatale dhe që të dy kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë, por policia italiane dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh, megjithëse hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit