-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Itali, dënohet me burg shqiptari që sulmoi priftin me kaçavidë dhe vodhi kishën. Ja emri

Më të lexuarat

shtë dënuar me 6 vjet burg, shqiptari Ardit Jakimi, 25 vjeç që lidhi dhe grabiti don Antonio Pisani në kishën Sant’Anna mbrëmjen e 18 dhjetori 2015.

Vendimi është dhënë nga Giovana Pacifico e gjykatës në Nocera.

Mbrëmjen e ngjarjes, prifti kishte dalë nga famullia për të vënë në punë kaldajën kur është godtiur nga mbrapa nga një i ri me një kaçavidë të madh që ishte bashkë me një person tjetër.

Prifti është tërhequr zvarrë brenda për t’u lidhur me duart pas shpinës me rripin e robdëshambrit.

Kjo ndodhi ndërkohë që atij i vunë një armë në kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin nëse do të kërkonte ndihmë.

Pas kësaj, hajduti mori 300 euro kesh, tre ora me puls, një kupë dhe disa medalje argjendi.

Ai është gjykuar kështu për grabitje të rëndë, lëndim dhe rrëmbim.

Hetimet për të identifikuar fajtorin janë kryer nga Policia e Saleronos. Prifti arriti të lirohet nga rripi që e mbante lidhur, por për të shmangur daljen nga dera ai kaloi nga dritarja e banjës dhe kërkoi ndihmë nga disa miq, citon Syri.net.

Ai u dërgua në spital për shkak të disa lëndime që kishte pësuar në fytyrë si pasojë e përleshjes me grabitësin.

Policia gjeti një pistoletë mbi tryezë, të cilën e sekuestroi dhe nisi ehtimet për të zbuluar autorët e grabitjes.

Ardit Jakimi kishte pasur disa precedentë. Ai kishte qënë pjesë e një bande hajdutësh nga Napolitano, kishte qëlluar me armë në vila dhe në banesa në Camgnia e Basilicata. Pas disa muajsh, Prokuroria e Nocera Inferiore lëshoi urdhërin për ta arrestuar dhe burgosur në Poggioreale, ku ai ka qënë më përpara.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit