5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Isufi nuk e përjashton Veselin për kabinetin “Haradinaj”

Më të lexuarat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk ka përjashtuar mundësinë që në qeverinë e re, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të ketë edhe njerëz të SHIK-ut, duke përfshirë këtu edhe ish-kreun e tij, Kadri Veseli.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së për koalicionin në pritje, Isufi ka thënë se të gjitha çështjet dhe emrat do të bisedohen mes palëve, por kryeministër gjithsesi duhet të jetë Ramush Haradinaj, transmeton “Koha”.

Isufi ka mbajtur anën e qeverisë në skandalin e përgjimeve duke thënë se duhet gjetur dhe dënuar ata që kanë shpërndarë audio-incizimet sepse kanë cenuar privatësinë e zyrtarëve të PDK-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit