20.1 C
Pristina
Tuesday, July 2, 2024

Ismet Beqiri kandidat i LDK-së për Prishtinën?

Më të lexuarat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvend, Ismet Beqiri, do të jetë kandidat i kësaj partie, për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Burime të mirë informuara të  RTK-se, brenda LDK-së, bëjnë të ditur se pothuajse tashmë është çështje e vendosur që Ismet Beqiri do të nominohet si kandidat i LDK-së për kryetar te Prishtinës.

Beqiri, i cili ka qenë kryetar i komunës më të madhe në vend, para se atë ta merrte Isa Mustafa, atëherë nuk e kishte pranuar lehtë mos rikandidimin e tij. Duket se LDK, po ia ofron mundësinë për ta realizuar dëshirën e lënë në gjysmë. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit