0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Islanda mund alkoolizmin dhe drogën tek të rinjtë; ja sekreti

Më të lexuarat

Në Islandë vjen receta për të shpëtuar të rinjtë nga alkooli dhe droga. Nuk është një shaka, por një lajm i vërtetë, i cili është reflektuar në statistikat e islandezëve gjatë këtyre 20 viteve. Islanda arrin rezultatin e ëndërruar nga shumë vende të botës. Përqindja e adoleshentëve që deheshin ra nga 48% që ishte në vitin 1998 në 5% në vitin 2016. Tani një studim i publikuar në revistën “Mosaic Science”, thuhet se adoleshentët e ishullit evropian janë më të shëndetshmit në Evropë.

Kush është kjo recetë magjike?

Në fund të viteve ’90 Islanda mbante numrin rekord në Evropë për konsumin e alkoolit dhe përdorimin e drogës nga adoleshentët. Programi pilot, i quajtur “Rinia në Islandë”, gjen recetën magjike për të eliminuar në kohë varësinë e adoleshentëve nga droga dhe alkooli.

Programi u ideua nga profesori amerikan i psikologjisë Harvey Milkman, i ndjekur nga skuadra e kërkuesve të Institutit Kombëtar në SHBA, për abuzimin e drogës. Sondazhet e monitorimit të progresit të varësisë së të rinjve janë bërë në të gjitha shkollat e Islandës dhe në kërkime u përfshinë nxënësit e moshës 15-16 vjeç.

Në kuadër të këtij projektit, qeveria miratoi një sërë masash që kishin gamën e një revolucioni të vërtetë kulturor. Parimet e këtij eksperimenti janë:

kaloni kohën e lirë në shtëpi
Ndalimi i reklamimit të pijeve alkoolike dhe duhanit
Ndalimi i shitjes së cigareve për minorenët në nën18 vjeç dhe alkoolit për ata që janë nën 20 vjeç.
Adoleshentët nga mosha 13-16 duhet të ishin në shtëpi në orën 22:00 në stinën e dimrit dhe në verë ju lejohej që të qëndronin jashtë deri në mesnatë. Situata u kthye si një shtetrrethim. Futja e aktiviteteve sportive dhe kulturore në shkolla. Programi ka arritur suksesin e shpresuan, duke shpëtuar shumë jetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit