Parlamenti i Islandës ka shfuqizuar ligjin për blasfeminë, pavarësisht kundërshtimit të disa kishave.
Masa është shtyrë përpara nga Partia Pirate, e cila bën fushatë për lirinë e internetit.
Ligji i ri, që e bën blasfeminë legale, thuhet se “është i domosdoshëm në një shoqëri të lirë, ku publiku mund të shprehet pa frikën e ndëshkimit”.
Ligji kundër blasfemisë ka qenë në fuqi qysh në vitin 1940 dhe secili që do të gjendej fajtor, do të dënohej me gjobë ose tre muaj burgim.kohaislame