Kryetari i Dijanetit Turk Prof. Dr. Ali Erbash gjatë një fjalimi në kampusin universitar në “Universitetin Sabahattin Zaim” u shpreh se “Islamofobia tashmë e ka shkelur vijën e kuqe, tashmë është kthyer në anti-islamizëm, kjo shihet në Gjermani e kudo”. Gjatë fjalimit të tij Ali Erbash u argumentua nga jeta e Pejgamberit s.a.v.s. dhe mënyrës sesi ai i ka ftuar njerëzit në Islam si dhe shërbimet që i ka ofruar shoqërisë së asaj kohe. “Pejgamberi s.a.v.s. 13 vjet në Mekë dhe 10 vjet në Medine u transmetoi njerëzve shpalljen që i vinte. Atë dituri që i shpallej ua transmetonte të tjerëve dhe mundohesh ti iluminonte me të” u shpreh Erbash.
Roli më i madh social dhe shoqëror i Pejgamberit tonë del në pah pas Hixhretit, në Medinë, theksoi ai. Pejgamberi s.a.v.s. gjëja e parë që bëri pasi emigroi ishte ndërtimi i xhamisë, xhamia e tij ishte vendi i grumbullimit të njerëzve dhe i shërbimeve sociale më i madh që kishte njohur Gadishulli Arabik deri në atë kohë. Ndërsa pjesa më e rëndësishme e xhamisë ka qenë ajo pjesë që njihet me emrin “Suffe”, theksoi ai. “Në atë pjesë që njihet me emrin Suffe mund të themi që ka qenë mektepi, medreseja apo universiteti i parë. Aty Pejgamberi s.a.v.s. do të edukonte dhe do të mësonte brezin e parë të mësuesve të njerëzimit, që ishin sahabet e nderuar, dhe që do të shpërndaheshin në të katër anët e botës në përcjelljen e mesazhit të tij” vuri në dukje Erbash. Ky model do të vazhdonte edhe për shekuj me radhë saqë në shekujt e parë të historisë islame institucionet arsimore më të rëndësishme ishin xhamitë, theksoi në fjalën e tij Erbash. Ai gjithashtu përmendi edhe rolin e rëndësishëm social që ka pasur xhaima në shoqërinë e Medinës dhe në shekujt në vazhdim në shoqërinë islame.
Ai bëri të ditur se gjatë kohës që islami sundonte fetë e tjera, pakicat dhe grupet etnike jo vetëm që nuk janë shtypur por u është ruajtur ekzistenca e tyre dhe nga historia islame kemi shumë shembuj, tha ai.
Në fund të fjalimit të tij ai solli disa shembuj nga qytetërimet e hershme dhe kërkoi që ti referohemi Pejgamberit tonë dhe të ndjekim hartën e rrugës që ai n aka lënë. “Jeta jonë dhe besimi unë ngrihet mbi Kuran dhe Sunnet, dhe nuk ekzoston dhe nuk ka jetë të gjatë asnjë shoqëri që nuk ka pejgamber” përmendi ai.