-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Islamofobia!

Më të lexuarat

Islamofobia

Në perëndim flitet për një sëmundje shpirtërore të cilën e quajnë islamofobi dhe për të cilën mendojnë se është e re edhe pse si e tillë është e vjetër dhe e lidhur me fillimin e shpalljeve qiellore. Forma e shfaqjes është frika dhe urrejtja ndaj Islamit pa arsye të pranueshme.

Kjo sëmundje manifestohen me qëndrim armiqësor ndaj fesë Islame: Komente jo të përshtatshme për të Dërguarin dhe shpifje ndaj tij, nxjerrja e ajeteve dhe haditheve nga konteksti i tyre për të sulmuar Islamin, pohimet se sulmet terroriste nuk janë dukuri e izoluar brenda myslimanëve por janë dukuri që përhapet dhe që arsyetohet me argumente fetare. Pretendimet se Islami është shkaku për moszhvillimin e myslimanëve dhe se ai ndeshet me shkencat natyrore dhe teknike, dhe me gjitha nevojat themelore për jetë bashkëkohore, janë vetëm disa nga lista e gjatë e akuzimeve.

Disa tjerë Islamin e konsiderojnë shkak për përhapjen e sistemeve diktatoriale në botën arabe dhe jorespektues për drejtat e grave që sipas tyre janë në pozitën e skllavit. 

Nga pasojat e kësaj propagande vuajnë myslimanët të cilët privohen nga drejtat elementare të qytetarit të thjeshtë në perëndim. Nga ky trajtim jo i drejtë vuajnë qytetaret e vendeve perëndimore dhe studentët që nuk priten mirë nga kolegët e tyre…

Cili është shkaku?

Mosnjohja e Islamit dhe ndikimi i propagandës janë disa nga shkaqet për këtë gjendje. Islami të cilin ata e urrejnë dhe prej të cilit frikësohen është “Islami” të cilin e paraqesin mjetet e informimit, kryetarët dhe të zgjedhurit e tyre dhe nuk ka lidhje me Islamin i cili i është shpallur Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-elem.

Shkak janë edhe disa gabime dhe krime të kryera prej “myslimanëve” e që i vishen Islamit.

Megjithatë shkaku më dominues është urrejtja e disa njerëzve ndaj Islamin e cila është pasojë e urrejtjes së tyre ndaj të vërtetës.

Kjo urrejtje, është sëmundja kronike nga e cila vuan njerëzimi prej kohës kur shpalljet hyjnore filluan thirrjen e tyre në të vërtetën e qartë:

“Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.” (Edh Dharijat, 52-53)

Fjalët e tyre janë pasojë e sëmundjes nga e cila vuajnë zemrat e tyre, sëmundja e mosbindjes ndaj kufijve të vendosura-rebelizmit të shprehur ndaj All-llahut dhe nuk janë fjalë me të cilët e kanë porositur njëri tjetrin. Refuzimi i tyre është burimor i rrënjosur thellë në zemrat e tyre. All-llahu, subhanehu ve te’ala, thotë:

“E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument”! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre.” (El Bekare, 118)

Ky është rregulli i përgjithshëm që vlen për të gjithë mosbesimtarët. Krahas këtij rregulli All-llahu na rrëfen edhe për shembuj individual për persona dhe popuj për të cilët vlen ky përshkrim:

Kështu Nuhi, alejhi selam, i flet popullit tek i cili është dërguar: “…A mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!” (El Hud, 28) 

Populli i Themudit të cilin All-llahu e udhëzoi dhe ua tregoi udhën e drejtë “por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë.” (El Fusilet, 17)

All-llahu, subhanehu ve te’ala, kështu i përshkruan armiqtë e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“…Apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë? Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.” (El Mu’minun, 69-70)

Si duhet vepruar me shkaqet e ndryshme të islamofobisë?

Çdo grup duhet shëruar sipas shkakut. Ata që nuk kanë informata të sakta për Islamin, të cilët ndoshta janë shumica, ndaj tyre kemi detyrë t’ua mundësojmë kuptimin e saktë të Islamit, të kemi durim dhe t’i dëgjojmë argumentet dhe qëndrimet e tyre dhe pastaj, ashtu si është më mirë, të debatojmë me ta.

Atyre që qëndrimin e kanë formuar si pasojë e gabimeve që i kanë bërë myslimanët duhet t’u tregojmë se ato janë gabime individuale që nuk kanë lidhje me fenë tonë. Kështu na mëson feja Islame. Kur disa myslimanë mbytën disa mosbesimtarë në muajt kur lufta është e ndaluar, këtë ndodhi disa mosbesimtarë e shfrytëzuan për të shëmtuar thirrjen Islame. All-llahu, subhanehu ve te’ala, shpalli: “Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në të është e madhe (mëkat i madh)…” (El Bekare, 217). Në fillim të ajetit All-llahu vërtetoi se lufta në muajt e shenjtë është mëkat i madh dhe se këtë gjë të cilën e kanë bërë disa besimtarë është gabim i madh. Kur disa njerëz “myslimanë” akuzuan një çifut me vjedhje All-llahu shpalli dymbëdhjetë ajete në kaptinën En Nisa për shfajësimin e tij duke thënë: “Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhtarët (mos u dil në ndihmë)…” (En Nisa, 105)

Prej këtyre ajeteve është edhe: “Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hedh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.” (En Nisa, 112)

Kështu duhet vepruar sepse detyra jone është mbrojtja e së vërtetës jo mbrojtja e krijesave. Drejtësia është obligim fetar, për çdo njërin në çdo kohë dhe çdo vend.

“…Dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” (El Maide, 7)

“…Duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit…” (El En’am, 152)

Sa u përket atyre që vuajnë nga sëmundja e urrejtjes ndaj së vërtetës dhe që nuk do të pajtohen derisa të mos bëhemi mosbesimtarë, pasi që e kemi njohur të vërtetën dhe e kemi besuar, pasi që jemi njoftuar me kotësinë e besimeve krishtere dhe çifute të ndryshuara dhe lajthitjen e shekullaristëve që mohojnë shpalljet hyjnore, ata nuk kursejnë mundësitë e tyre në pasuri, kohë dhe dije. Disa prej tyre janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre. Me këta si duhet vepruar?

A duhet ti përgjigjemi thirrjes së tyre dhe të bëhemi mohues. Jo, assesi.

Kundërshtimi dhe urrejtja e tyre vetëm do ta forcojnë bindjen dhe kapjen tonë për të vërtetën dhe urrejtësve do t’u themi: Vdisni me mllefin e juaj… 

Gjitha veprimet e juaja do të dështojnë.

“Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten.” (El Enfal, 36)

“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saf, 8)

Edhe pse ne e urrejmë atë që ata e flasin dhe ballafaqohemi me vështirësi të shumta, marrim sihariq nga kjo fushatë e padrejtë ndaj Islamit. Këto vështirësi janë argument se ne akoma jemi popull i gjallë dhe se thirrja jonë ka filluar t’i jep frytet.

Askush nuk merret me popullin e vdekur që nuk ka vizion e as veprimtari. Angazhimi me luftë kundër Islamit dhe shpallja e tij për armik numër 1 pas rënies së komunizmit janë argument për gjallërinë tonë. 

I falënderuar qoftë All-llahu i cili ka caktuar që në mesin tonë të kemi akoma njerëz që i japin jetë Islamit, që përhapin mesazhin dhe shkaktojnë frikë tek armiqtë e tij.

Kjo fushatë na gëzon dhe është mjet i dobishëm për të përhapur Islamin. Në Haxhin e parë pas fillimit të thirrjes publike në Islam, armiqtë në Mekke të frikësuan nga ndikimi i Muhammedit mbi haxhilerët dolën në rrugë dhe filluan të alarmojnë fiset nga “risia” që ka filluar të përhapet ne Mekke. Kjo fushatë pati efektin e kundërt dhe lajmi për djaloshin e fisit Kurejsh, që thotë se është i dërguar i All-llahut, u përhap tek fiset arabe.

E njëjta gjë ndodh edhe sot. Shumë prej atyre që nuk kanë ditur asgjë për Islamin e as që ndonjëherë u ka shkuar ndërmend të interesohen për Islamin, gjatë këtij sulmi të pamëshirshëm kanë filluar të interesohen për Islamin. Ajo të cilën e mësuan për Islamin ishte shkak që tek ata të lindin simpati ndaj Islamit. Shumë prej tyre vazhduan jetën si myslimanë.

Gëzohemi sepse sulmet kundër fesë, na japin mundësi të përgjigjemi në akuzat, të dëgjohet zëri ynë edhe atje ku zëri ynë asnjëherë nuk do të ishte dëgjuar e as që do të interesoheshin për neve. Në mesin e popujve me siguri ka të mençur që dallojnë të vërtetën që shkëlqen nga e kota e turbullt.

Hyrja në këtë betejë është në llogari të krenarisë më të madhe të perëndimit, vlerat. Perëndimi është ai që krenohet me liritë, tolerancën fetare, sundimi i ligjit…

Shumë prej perëndimorëve dita ditës binden se vlerat e tyre kanë qenë kulla të kartave që u shemben në betejën e parë kundër fesë së vërtetë. 

Gëzohemi sepse teknologjia moderne është rreshtuar në radhët e myslimanëve, pas filtrimit të saj nga dëmet e mundshme.

Jemi të vetëdijshëm se disa myslimanë do të ngurrojnë, do shfaqin hipokrizi dhe do të devijojnë, bile dhe do të dalin prej fesë. A do të qajmë, vajtojmë…

Assesi. O robër të All-llahut përqëndrohuni në rrugën e drejtë. All-llahu ata që dolën prej fesë do t’i zëvendëson me më të mirë:

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues). E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.” (El Maide, 54-56)

Shkroi: Dr. Xha’fer Shejh Idris

Përktheu: Talha Kurtishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit