Islamin e gjeti në autobus të Chikagos!
Leslie C. Toole, 45, ka 10 vite qe mendon ta pranoj islamin. Por, kur ky profesor nga Chicago e pa mesazhin e thjeshtë por tërheqëse në një autobus, e kuptoi se momenti për këtë vendim tanimë kishte ardhur.
“Kurrë nuk isha aq shumë i vendosur, por kur e pashë shenjën, e dija së kjo ishte shenja e fundit e cili më është nevojitur që me të vërtetë ta zbatoj vendimin tim,” thotë Tool për IslamOnline.net.
Tool me islamin ishte njoftuar para 10 vitesh, në rrugë, kur një njeri ia dorëzoi një fletushkë duke i thënë se ne të do të gjente dritë.
“E lexoja e lexoja duke dashur të kuptoj se në çka jam duke hyrë.”
Të hënën më 29 Shtatorit të vitit 2008 Tool pranoi Islamin.
Tregimi i tij është i ngjashëm me tregimin e 13 personave tjerë në Chicago të cilët në këtë muaj pranuan Islamin duke falënderuar kampanjën e projektit me emrin Gain Peace – të cilën e realizoi organizata Islamic Circle of North America (ICNA).
Organizata kishte shpenzuar $30,900 për vendosjen e reklamave në 25 autobus urban të Chicagos.
Në reklamë ishte i vendosur numri falas dhe web-sajti ku të interesuarit mund të drejtoheshin për të bërë pyetje rreth islamit.
Në numrin falas ishin paraqitur mijëra telefonata, ndërsa web-sajti kishte 300.000 vizita.
Kur qytetarët e interesuar të Chicagos thërrasin në këtë numër, Gain Peace Projekt u dhuron përkthimin e Kur’anit në gjuhën angleze, revistën për Profetin Muhammed (s.a.w.s.) me titull “Mesazhi” (Message), si dhe broshura dhe libra për Islamin.