Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me IMF-START, kanë dhuruar 408 çanta të kompletuara edhe me pajisje shkollore dhe përfitues të këtyre çantave shkollore janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale.
Drejtori i IMF-START, z. Vehbi Zeqiri i përshëndeti të pranishmit, duke u uruar një fillim vitë shkollorë të sukseshëm, si dhe i motivoj që ta shfrytzojnë sa më shumë kohën për lexim e mësim, dhe të arrijnë suksese më të mëdha.
Gjithashtu të pranishmit, fëmijët bashkë me prindër me një fjalë rasti i përshëndeti edhe drejtori i Islamic Relief Kosova Dr.Mohmaed Soliman, i cili duke i falënderuar për prezencën, kërkoj nga fëmijët që të mundohen sa më shumë në mësimet e tyre e që në vitet e ardhshmë të jenë po ata që do të jenë të dobishëm për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Gjithashtu ai falendëroj edhe OJQ-n IMF-START, për këtë donacion që dhuruan në ndihmë të fëmijëve jetim.
Nga ky projekt rreth 400 fëmijë jetim u pajisën me qanta të reja si dhe gjëra të tjera të nevojshme shkollore.
Një falenderim i veçantë shkon edhe për kompaninë e lëngjeve “Frutti”, të cilët dhuruat pije, si dhe kompaninë “Trokadero” të cilët dhuruan kifle për këta fëmijë.
Si dhe për argëtimin e fëmijëve u përkujdesën “MiceyMouse” nga “Mackota City”.