0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Islami u bë shkak për mbrojtjen e shqiptarëve nga asimilimi sllavo ortodoks

Më të lexuarat

Bashkësia Fetare Islame me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar organizoi ekspozitë “ Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX ” në Çifte Hamam në Çarshi të Vjetër të Shkup. Në këtë ekspozitë ishte pjesëmarrës Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, anëtarë të Riasetit të BFI, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, zv. Drejtori i Arkivit shtetërorë, Qerim Lita, Prefekti i Komunës së Çairit, Ambasadori i OSBE-së, intelektual, historian dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, media, shoqëria civile, etj.
Në këtë ekspozitë ishin të prezentuar 65 tablo me mbi 210 dokumente të arkivuara nga hulumtimi disavjeçar nëpër arkivat e disa shteteve ballkanike.

Fjalë rasti kishte Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili para të pranishmive shprehi mirëseardhje në këtë ekspozitë duke theksuar se: “ Ekspozita ‘Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX’, të cilën e organizoi Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur dhe Sovran është ekspozitë që përfshin 65 tablo me 211 eksponate, ka të përmbledhur dokumente arkivore, fotografi, harta dhe materiale të ndryshme ilustruese, që janë siguruar gjatë hulumtimeve disavjeçare nëpër arkivat e shteteve ballkanike si ai i Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sllovenisë, Bullgarisë dhe Turqisë”.
Sipas tij, të gjitha këto dokumente nxjerrin në dritë për herë të parë ndodhitë më të rëndësishme kombëtare, fetare, politike, arsimore, kulturore dhe historike gjatë shekullit të kaluar në viset lindore shqiptare, përkatësisht në territorin e sotëm të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore, histori e cila edhe sot e kësaj dite ka mbet pa u lëvruar në formën e duhur.
“Kjo ekspozitë ka për qëllim të stimulojë debatin publik mbi historinë e Ballkanit, për të treguar historinë e përbashkët, mbështetur në një bashkekzistencë etnike dhe fetare, por edhe për të sensibilizuar opinionin publik për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore. Pasi të shihni tablotë, do të shihni se sa e vështirë ka qenë rruga e shqiptarëve si komb, por akoma më e vështirë historia e shqiptarit si mysliman në këto treva”, theksoi kreu i BFI-së.
Ai tha se në fokus të interesit tonë kanë qenë veprimtaria fetaro dhe patriotike e udhëheqësisë së Bashkësisë Islame por edhe e teologëve, imamllarëve, hoxhallarëve si Vebi Dibra, Hoxhë Kadri Prishtina, Ferhat Draga, Sait Hoxha, Atulla ef. Kurtishi, Shaban Efendiu, Shaip Kamberi, Azem Marana, Mulla Hajdari, Hafëz Isuf Azemi, Hafëz Etem Tahiri, Mulla Garipi dhe shumë e shumë të tjerë.
“Do të vëreni se shqiptarët e Maqedonisë gjatë shekullit XX-të, në faza të ndryshme kanë kaluar në dy ekstreme, edhe momentet e paaftësisë së plotë të klasës politike por edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm dhe frymëzues për të ardhmen, në sensin e aftësisë së shtetformimit, të njerëzve që veshën petkun fetarë por luftuan për fe dhe komb. Sepse ato e dinin se të jesh shqiptar i mirë e i devotshëm dhe vetëm i tillë, kjo gjë nuk të ndihmon asgjë para Allahut pasi që të mungon adresa e drejtë e besimit. Ndërkaq të jesh mysliman i mirë, me automatizëm ti je edhe kombëtar i mirë. Mulla Idriz Gjilani na ka lënë amanet se: “S’ka fe pa atdhe”, tha ef. Rexhepi.
Ai gjithashtu shprehi keqardhje për intelektualët dhe klasën politike shqiptare për kontributin e tyre të varfër që japin kur është në pyetje BFI, për dallim të atij kontributi të madh që japin intelektualët dhe klasa politike maqedonase për Kishën Ortodokse Maqedonase .
“ Si mund intelektualët sot, sidomos politikanët tonë të flenë të qetë, përderisa feja islame në Maqedoni diskriminohet për çdo ditë, kur Fakulteti i Shkencave Islame edhe pse i akredituar nuk ka trajtim të barabartë me Fakultetin e Bogosllovisë, kur Medreseja “Isa Beu” prej nga dolën të gjithë këto figura të ndritura të kësaj ekspozite nuk pranohet anashkalohet prej institucioneve shtetërore duke refuzuar që ta bëjnë pjesë e listës së shkollave publike, kur në themelet e xhamive të shkatërruara ndërtohet kisha dhe institucione ndërsa xhamitë e vjetra ekzistuese i shpallin si kisha, kur politikanëve tanë ju vjen turp të marrin pjesë në gurthemele të xhamive ashtu si kryeministri Nikolla Gruevski me ministrat e vet merr pjesë në çdo gurthemel të çdo kishe, kur jepen leje për ndërtimin e kishave por jo edhe për ndërtimin e xhamive si ajo e Burmalisë dhe Çarshi xhamisë së Prilepit. Me asimilimin tonë fetarë e garantojmë asimilimin tonë kombëtar. Ekzistenca e jonë kombëtare nuk gjendet te kombet tjera, por në fe, sepse feja na mëson se si ta ruajmë kombin. Garancia e kombit është në fe ndërsa garancia e fesë është te Zoti. Zoti i Lartëmadhruar thotë:”Ne e zbritëm fenë dhe ne do ta ruajmë atë”, shtoi mes tjerash kreu i BFI-së.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku i cili mes tjerash përgëzoi BFI dhe Reis ul Ulemanë për këtë aktivitet dhe ekspozitë që është e rrallë e kësaj natyre në Maqedoni, e që ka hedhur në dritë veprën e shumë hoxhallarëve dhe të intitucionit fetar BFI kur është në pyetje atdheu dhe çështja kombëtare. Kooperatorë të BFI për këtë ekspozitë kanë qenë Qerim Lita dhe Valbona Zunçe të cilët gjithashtu përshëndetën këtë aktivitet të dhe iniciativë të marrur nga BFI për të shpalosur veprën e teologëve që është madhështore.
Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm një numër i madh i intelektualëve dhe përfaqësuesëve institucionesh të cilët në vazhdim u njoftuan edhe më hollsisht me tablotë që ishin të ekspozuara. Me këtë rast BFI me gjithë atë që ishte e shfaqur në këtë ekspozitë ka bërë përmbledhjen e gjithë atyre tablove në një katalog për të pasur në dorë edhe klasa intelektuale, akademike dhe institucionale.(INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit