1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Islami tërheqës për një numër të madh të britanezve të dalluar

Më të lexuarat

Sipas gazetës britanike “Sunday Times” mbi 14.000 britanezë kanë përqafuar islamin. Duke cituar studimin e parë autoritativ të fenomenit, gazeta ka thënë që ata kanë vepruar kështu pasi kanë qenë të pakënaqur me vlerat perëndimore. Disa britanezë të dallluar si pronarë tokash, njerëz me famë dhe fëmijë të figurave më të dalluara të establishmentit kanë pranuar islamin.

Gjërësia e këtij konvertimi është inkurajues për liderët muslimanë të cilët janë të bindur se konvertimi i figurave të njohura do të ndihmojë për të mbrojtur komunitetin e njollosur me etiketime të terrorizmit dhe fundamentalizmit.

Zeki Badaui, kryetari i Imamëve të këshillit të xhamiave, ka thënë: ”Komuniteti ka qenë i vënë në shënjestër pa të drejtë dhe këto zhvillime e inkurajojnë atë në këtë kohë të vështirë”.

Ndër të tjerash, Muslim Council of Britan i ka dhënë postin e kryetarit në një sektor të saj, Joe Ahmed Dobson, të birit të Frank Dobson, ish-sekretar e Labor-ve të shëndetit.

Studimi i Yahya (ish Jonathan) Birt, i biri i Lord Birt, ish-drejtor i BBC-së, sjell të dhënat më të besueshme në këtë temë tepër të ndieshme; kalimin e të krishterëve në Islaml. Ai pas studimit të kryer ka nxjerrë përfundimin se numri i britanezëve të konvertuar në islam është tani 14.200 vetë.

Birt, i cili është diplomuar në Oxford University është në rradhët e Young British Muslims.

Besimi ka hyrë thellë në establishment. Këtë javë është publikuar se mbesa e madhe e një kryeministri britanik është konvertuar. Emma Clark, trashëgimtare e kryeministrit liberal Herbert Asquith, që udhëhoqi me Britaninë në kohën e Luftës së Parë botërore.

Clark e cila ka ndihmuar të ndërtohet një çerdhe islamike për Princin e Uellsit në Highgrove, në shtëpinë e tij në Glocestreshire, tani është duke ndihmuar të ndërtojë një kopsht të tillë për një xhami në Uorking, Surrey në anë të një parkingu.

Charles Le Gai Eaton, një ish-diplomat i Foreign Office ka thënë: ”unë kam marrë shumë letra nga njerëz të cilat janë vendosur të qëndrojnë mënjanë nga standartet e bastardhuara të krishterimit bashkëkohorë dhe ata janë dukë parë një fe e cila nuk kompromentohet shumë me botën moderne”.

Ka të tjerë që janë konvertuar nga dashuria dhe martesa. Kristiane Barker, një ish-mike e Imran Khan (lojtar i njohur i kriketit) ka thënë se islami i është prezantuar nga ana e tij. Ajo nuk e ka bërë publike deri tani konvertimin në islam nga frika se kjo gjë do ketë efekt në punën e saj.

Të tjerët janë edhe më shumë të frikësuar. Earli i Yarborough, 40 vjeç, i cili ka në pronësi 28.000 hektarë tokë në Lincolnshire ka refuzuar të tregojë ndonjë gjë për fenë e tij.

Faktet më të freskëta që kanë ardhur rrishtazi dëshmojnë se islami edhe formalisht është i pranueshëm në zemër të establishmentit. Mbretëresha ka aprovuar disa rregulla për t’i lejuar stafit musliman në Buckingham Pallace një pushim për të mund ata të marrin pjesë në të falurit të Xhumasë në xhami, një anëtar i stafit në departamentin e Financave është i pari që ka përfituar prej kësaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit