-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ishte arratisur, por hidhte “selfie” në Facebook/ Policia zbulon shqiptarin grabitës dhe dy shokët e tij

Më të lexuarat

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Parma, me dyshimin e disa vjedhjeve të kryera në grup.

Personat e arrestuar janë Mirgen Dedgjonaj, 46-vjeç, Elis Hoxha, 21 vjeç dhe Ndue Zefi, 22 vjeç.

Hetimet e policisë italiane, kanë zbuluar se ata qëndrojnë pas një grabitje të kryer më 10 tetor 2017 në një apartament në Forli.

Mirëpo, hetimet zbuluan edhe një detaj tjetër, pasi në grabitje ishte përfshirë edhe Mirgen Dedgjonaj, i cili ligjërisht rezultonte nën arrest shtëpiak.

Mësohet se me datë 27 shtator, 46-vjeçari u largua nga arresti shtëpiak, ndërsa vazhdonte të postonte në Facebook foto selfie nga vende të ndryshme.

Dedgjonaj duhej të qëndronte në arrest shtëpie në banesën e së motrës në Salsomaggiore Terme, por ai kishte thyer arrestin.

Policia, përmes vëzhgimit të fotove të postuara në rrjetin social, si dhe duke njohur edhe të dashurën e njërit prej personave në foto, arritën të zbulojnë banesën ku jetonte shqiptari në qendrën historike në Parma.

Dedgjonaj u arrestua si për urdhrin e arrestimit nga Milano dhe për masën paraprake të lëshuar nga gjykata e Riminit për largim nga arresti shtëpiak. Nga vjedhjet e fundit të grupit, janë zbuluar 15 orë të shtrenjta, bizhuteri, veshje, dhe sende të tjera me vlerë disa mijëra euro.

Të tre ndodhën në burg në Parma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit