-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Ishin burra, jo gra”- Lëvizja e Gruas së Unazës së re reagon për deklaratat e ambasadorit të OSBE-së: Borchardt non grata, jep dorëheqjen

Më të lexuarat

Pas intervistës të botuar në Gazetën “Panorama”, ku ambasadori i OSBE-së, Bernd Boarchardt sqaroi edhe njëherë incidentin me banorët e “Astirit”, ka ardhur reagimi i Lëvizjes së Grave të Unzës së re për Dinjitet.

Në një reagim në Facebook, Lëvizja e Grave të Unazës së re shpreh keqardhje për qëndrimin e Borchardt, duke e quajtur si fyerje dhe reagimin e tij.

“Ambasadori Borchardt ose siç njihet ndryshe Mr.Middle Finger, ne një interviste tek Gazeta Panorama kishte shprehur se gjate protestës tek Drejtoria e Policisë me 13 tetor, ai dhe bashkëshortja e tij ishin sulmuar nga disa burra , se aty nuk kishte pasur gra dhe se i gjithi ishte një sulm politik ndaj tij.

E para , Z.Ambasador ju e keni te ndaluar me ligj te kalonit mes për mes neper vende ku ka tubime dhe protestohet.

E dyta, në atë proteste kishte vetëm gra siç shihet edhe nga fotoja ku ju jeni kapur nga mediat duke kryer gjestin e shëmtuar. Ndaj ne rastin me të keq gënjeni hapur se kjo gjë mund vërtetohet dhe ne rastin me te mire vazhdoni ofendimin ndaj grave te Unazës se Re.

E treta , keni deklaruar se ju kemi share dhe sulmuar dhe kjo nuk është aspak e vërtete. Problemi qëndron tek ju në qoftë se thirrjet “Rama Ik” përbejnë sulm dhe provokim”, thekson Lëvizja e Gruas së Unazës së re.

Më tej theksohet se: “ Z.Borchardt , veprimi juaj ishte fyes , aspak etik dhe mbi te gjitha aspak dinjitar për një përfaqësues te larte te OSBE-se, misioni i te cilit është te ndihmoje Shqipërinë te ndërtoje institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor .

Xheste te këtilla nuk janë pare e dëgjuar në asnjë vend tjetër ku ka misione te OSBE-se deri Tani!

Prandaj mos vazhdoni te gënjeni dhe ne keni një fije morali jepni dorëheqjen për ketë gjest te shëmtuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit