0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ish zyrtari i FMN-së: Turp që punova për ju

Më të lexuarat

Një nga ekonomistët më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka derdhur përbuzje ndaj këtij institucioni në letrën e dorëheqjes së tij.
Peter Doyle ka shkruar në letër se është turp që ka punuar për FMN-në.

“Më vjen turp që kam punuar në këtë institucion të paaftë”, thuhet veç tjerash në letrën e dorëheqjes së Doyle.
Doyle, i cili ka punuar si këshillar në Departamentin Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe që ka punuar në programet për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, ka thënë se FMN ka dështuar “fillimisht në këto shtete”.

Por ai nuk është ndalur me kaq. Ai ka akuzuar Fondin Monetar Ndërkombbëtar që ka zgjedhur drejtorë nëpër poste të ndryshme pa i merituar ato.
“Madje edhe Christine Legard nuk e di se si është këtu”, shkruan ai në letrën e tij.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit