Ish-zyrtari i CIA-s, Jeffrey Sterling është dënuar me tre vite e gjysmë burg nën akuzën e zbulimit të informacioneve të klasifikuara si konfidenicale.
Sterling, 47 vjeç, është paraqitur para Gjykatës Federale në shtetin e Virxhinias pasi dyshohet se ka shkëmbyer informata me një gazetar në lidhje me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Prokuroria ka nisur të mbledhë provat kundër tij gjatë presidencës së George Ë. Bushit, por ai është bërë rast nën administratën Obama.
Dokumentet konfidenciale besohet se kanë pasur të bëjnë me programin bërthamor të Iranit.