-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-presidenti kroat ndalon ekstradimin e Ballistit në Serbi (Foto)

Më të lexuarat

Tifozi i kombëtares shqiptare, Ismail Morina apo i njohur si ‘Ballisti’, i cili njihet për hedhjen e dronit në stadiumin Beogradit në ndeshjen e futbollit Serbi–Shqipëri është ndaluar në Kroaci, aty ku iu hap procedurë edhe për ekstradim në Serbi, por kjo nuk do të ndodh.

Ballisti i ka shpëtuar ekstradimit të tij në Serbi falë miqësisë së madhe shqiptaro–kroate, dhe personaliteteve të mëdha si ish-presidenti Stipe Mesic.

Ish-presidenti kroat, Mesic thuhet se është angazhuar vet në këtë çështje, që të mos lejojë ekstradimin e Morinës në Serbi.

Ky lajm është publikuar nga Naim Murseli, këshilltar dhe person i afërt i biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behxhet Pacolli.

“Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, ka shkruar Murseli në përshkrimin e fotos, ku shihet së bashku me Mesicin dhe Pacollin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit