Ish-oficeri Derek Chauvin është shpallur fajtor për të gjitha tre akuzat me të cilat përballej për vrasjen e vitit 2020 të afro-amerikanit George Floyd, që tërhoqi protesta në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Jurisë iu deshën rreth dhjetë orë për të arritur një vendim, i cili u prit me ngazëllim jashtë gjykatës.
Midis atyre që festonin ishte edhe Autumn Adkins. Ajo theksoi se “duket e pabesueshme dhe joreale, sepse vitet e fundit kanë qenë kaq zhgënjyese”.
“Ne kemi parë njerëz të tjerë të rrëzuar në të njëjtën rrugë pa drejtësi. Është emocionuese, por gjithashtu është pak e frikshme të mendosh se diçka mund të ndodhë. Unë nuk dua të zhgënjehem”, tha Adkins.
Po ashtu edhe avokati i familjes së afro-amerikanit të vrarë e quajti vendimin për rastin e ish-oficerit Chauvin “një pikë kthese në histori”.