Sipas listës së Forbs-it, në vitin 2012 biznesmeni brazilian ka qenë njeriu i shtatë më i pasur në botë!
Ish njeriu më i pasur në Brazil, Eike Batista është dënuar me 30 vjet burgim për shkak të korrupsionit dhe pastrim të parave.
Ai është dënuar për shkak të dhënies së ryshfetit prej rreth 16,5 milionë dollarë guvernatorit të dikurshëm të Rio de Zhaneiros Sergio Cabral për shkak të kurdisjes së prokurimit publik, transmeton AP.
Avokati i Batistas Fernando Martinez ka deklaruar se rasti kundër klientit të tij nuk është i qartë dhe se do të ushtrojë ankesë, ndërsa gjykata ka kumtuar se Batista nuk do të dërgohet në vuajtje të dënimit derisa zgjat procedura ankimore.
Procedura kundër Batista-s është pjesë e hetimit të pastrimit të parave dhe fshehjes së rreth 100 milionë dollarëve nëpër llogari në bankat e huaja, prej të cilave, sipas pretendimeve të Prokurorisë, 80 milionë i takojnë Cabral-it.
Ai në listën e njerëzve më të pasur të Frobs-it në vitin 2012 ishte në vendin e shtatë, mirëpo pasuria i ishte shkrirë vitin e ardhshëm me falimentimin e kompanisë së tij të naftës OGX./Insajderi