Një ish murg budist në Tajlandë është shpallur fajtor për mashtrim, ndërsa është dënuar me burg prej 114 vite.
Siç raportoi “Bangkok Post”, gjykata tajlandeze e shpalli fajtor për mashtrim dhe pastrim para ish murgun budist Wiraphon Sukphon, duke i shqiptuar dënim me burg prej 114 vite.
Zyrtarët lajmëruan se Wiraphon-i, 38 vjeçar, ka mashtruar njerëzit duke pohuar se posedon “super fuqi”, kun ë këtë mënyrë ka grumbulluar sasi të mëdha parash.
Wiraphon në vitin 2013 është regjistruar në video-incizim derisa udhëton me një avion privat me sasi të mëdha parash. Pasi kjo video u publikua, Wiraphon u dëbua nga tempulli budist që i takonte. Më pas u arratis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Tajlandë u ekstradua në vitin 2017.
Ndonëse është dënuar me 114 vite burg, theksohet se sipas ligjeve tajlandeze mund të dalë nga burgu pas 20 vitesh dënim të vuajtur.