3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ISH-MINISTRI SERB AKUZOHET PËR KORRUPSION

Më të lexuarat

Prokurorët në Serbi kanë akuzuar një zyrtar të lartë të opozitës për korrupsion.

Prokurorët e njësisë për krim të organizuar thonë se Oliver Duliq dhe dy bashkëpunëtorë të tij dyshohet se i kanë dhënë leje të paligjshme një kompanie sllovene, gjatë kohës sa Duliq ka shërbyer si ministër i Ekologjisë, nga marsi 2011 deri në korrik të këtij viti, raporton Rel.

Duliq, i cili gëzon imunitet parlamentar dhe i është shmangur arrestimit, ka thënë se nuk ka thyer kurrë ligjin dhe se akuzat janë “pjesë e goditjeve të kundërshtarëve politikë”.

Duliq është anëtar i Partisë Demokratike, e cila ka mbajtur pushtetin në Serbi në katër vjetët e fundit.

Partia dhe udhëheqësi i saj, Boris Tadiq, janë mposhtur nga nacionalistët në zgjedhjet e majit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit