1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-Ministri izraelit: Izraeli mbështet Sisin për president të Egjiptit

Më të lexuarat

Binyamin Ben-Eliezer, ish-ministri i Mbrojtjes i Izraelit, tha se Izraeli po mbështet ministrin egjiptian të Mbrojtjes njëherit udhëheqës i grushtit të shtetit Al-Sisi-n që të bëhet presidenti i ardhshëm i Egjiptit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se Sisi nuk mund të jetë i suksesshëm në rolin që mund ta bartë.
“Emërimi Al-Sisi-t për president mund të jetë një shigjetë kthyese. Nëse ai dështon si president, atëherë regjimi aktual që rrëzoi Vëllazërinë Myslimane do të shpërbëhet, dhe do të rezultojë në “kthimin e Vëllazërve musliman në kontrollin e Egjiptit, më të fortë dhe më të vendosur se më parë. ” tha ai në radion izraelite.”
Ben-Eliezer gjithashtu shtoi se deshtimi i Sisit dhe rikthimi i Vëllezërve Musliman në pushtet do të ishte “lajm i keq për Izraelin dhe Perëndimin”.
General Sisi ka qenë në kontroll të politikës egjiptiane që nga shpallja e puçit në korrik të vitit 2013. Ai dhe qeveria e dhunshme egjiptiane që ka funksionuar nën mbikëqyrjen e tij që atëherë ka vrarë dhe arrestuar një numër të anëtarëve të Vëllazërisë muslimane, duke përfshirë Mursin./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit