-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ish-ministri i Jashtëm Izraelit para gjyqit

Më të lexuarat

Në Izrael ka filluar gjykimi i ish-shefit të diplomacisë izraelite, Avigdor Lieberman, shefit të partisë nacionaliste ‘Izraeli shtëpia jonë’. Ai akuzohet për mashtrim dhe shkelje të besimit, sepse tentoi të kontribuojë në avancimin e karrierës së një ish-diplomati, i cili i dha informata për hetimet që udhëhiqeshin kundër tij.

Akuza kundër Liebermanit u ngrit në janar pas hetimit që zgjati me vite dhe ai më pas dha dorëheqje, duke mohuar se ka bërë diçka keq.

Partia e Liebermanit para zgjedhjeve të përgjithshme më 22 janar u bashkua me partinë Likud të kryeministrit aktual, derisa paralajmëroi se nëse shpallet fajtor do të japë dorëheqje. Megjithatë ai nuk e pret këtë dhe shpreson që sërish të jetë ministër në qeverinë e Netanyahut, që pritet të formohet./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit