-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ish-ministri i Brendshëm thotë se Izet Demaj u vra për shkak të mos përgatitjes profesionale

Më të lexuarat

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po konsideron se mos përgatitja profesionale e policit Izet Demaj, i kushtoi atij me jetë.

Gashi sa kishte qenë në postin e ministrit të Brendshëm po thotë se kishte bërë një plan për të parandaluar grabitjet e armatosura, dukuri kjo që është duke u rritur vazhdimisht në Kosovë.

Ai po thotë se Policisë së Kosovës u duhet përgatitje për situata të tilla si dhe të jenë të armatosur me armë të gjata.

“Policisë së Kosovës dhe këtyre njësiteve ju duhet një përgatitje si dhe duhet të kenë armë të gjata”, ka deklaruar ai në klankosova.

Ai ka deklaruar se plani i tij kishte kërkuar që të trajnohen zyrtarët policor si dhe të jenë pjesë e ekipit të patrullimit. Po ashtu thotë se do të duhet të kuptohej nga institucionet e vendit e kaluara kriminale e personave që janë kthyer nga vendet e huaja në Kosovë.

“Trajnojnë një pjesë të zyrtarëve policor me armë të gjata që të jenë pjesë e ekipit të patrullimit si dhe të kërkojmë përmes zyrës së ndërlidhjes që të gjithë ata që kthehen nga perëndimi të dihet e kaluara e tyre kriminale”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit