8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-kryeministrit të Malajzisë i ndalohet largimi nga vendi

Më të lexuarat

Ish-kryeministrit të Malajzisë Najib Razak, partia e të cilit ra pas 60 vitesh në opozitë, i është ndaluar të largohet nga vendi.

Mediat ndërkombëtare theksojnë se lajmi është zyrtarizuar nga drejtuesit e zyrës së emigracionit në Malajzi.

Kjo vjen pasi z. Najib tha se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të shkonin në një festë jashtë shtetit të shtunën. Më parë këtë javë, koalicioni “Barisan Nasional” i qeverisë së Najib, pësoi një humbje të thellë në zgjedhje.

Ndërkohë Najib është akuzuar për vjedhjen e mbi 700 milionë dollarëve nga fondi i investimeve shtetërore në vitin 2015, por që atëherë është deklaruar i pastër nga autoritetet e varura prej tij.

Të enjten, rivali i tij historik 92-vjeçari Mahathir Mohamad u betua si kryeministri i ri i Malajzisë, duke u bërë udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur në botë.

Ai ka thënë se do të ketë një hetim të hollësishëm për rastet e korrupsionit, duke përfshirë fondin e investimeve shtetërore që varej drejtpërdrejtë nga Razak. Najib Razak në një postim në rrjet sociale, konfirmoi se ai ishte informuar nga autoritetet e emigracionit se ai dhe familja e tij nuk do të lejoheshin të udhëtonin jashtë vendit.

Ai nuk dha arsye për vendimin e autoriteteve, por tha se do t’i bindet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit