0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë dënohet me 5 vjet burg

Më të lexuarat

Një gjykatë në Gjeorgji ka dënuar aleatin kryesor të Presidentit, Mikhail Saakashvili për përvetësim dhe abuzim me detyrën.

Vano Merabivshvili, që ka mbajtur  për tetë vjet postin e ministrit të Brendshëm para se të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012, është dënuar me 5 vjet burg.

Pasi partia e Saakashvili-t humbi zgjedhjet dhe rivali i tij, Bidzina Ivanishvili u zgjodh kryeministër, prokurorët kanë hapur çështje kundër disa aleatëve të ish-Presidentit.

Merabishvili, që drejton partinë e Saakashvili-t, u arrestua në maj 2013-të pasi u akuza se kishte përfshirë 22 mijë punonjës të fushatës së partisë së tij në listën e pagesës së Ministrisë së Punës. Ai gjithashtu është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar një banesë në bregdet dhe për përdorimin e fondeve qeveritare. Merabishvili nuk i ka pranuar akuzat duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht. Avokatët e tij thanë se do ta apelojnë çështjen./shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit