7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ish-duhanpirësit tregojnë çfarë bëjnë kur iu pihet cigare

Më të lexuarat

Njerëzit mund të bëhen shumë të mërzitur kur heqin dorë nga pirja e duhanit dhe kjo iu kalon kryesisht pas një muaji.

Në një anketë me njerëz të cilët e kanë lënë duhanin para një viti dhe më tepër janë mbledhur disa këshilla se çfarë duhet të zbatojë ish duhanpirësi për të mos ia nisur duhanin përsëri, transmeton gazetametro.net

Ndihma e aplikacionit

Unë e kam lënë duhanin para më shumë se një viti, gjegjësisht para 497 ditëve. Tani kam shumë rrallë kriza edhe atë kryesisht kur bëjë diçka që ka qenë shumë e lidhur me duhan, për shembull kur pijë Red Bull. E përdori një aplikacion i cili më ndihmon që në ato momente të mos dështojë. Thirret QuitNow dhe aty shkruan kur e ke ndërprerë pirjen e duhanit, sa kanë kushtuar cigaret e tua si dhe sa ke pirë përafërsisht në ditë. Ai të tregon se sa ditë të ka kaluar prej cigares së fundit, sa para ke kursyer dhe sa gjatë do të jetosh. Kur e kam shumë vështirë hyjë në atë aplikacion dhe mendoj se sa keq do të ishte që pas 500 ditëve pa cigare të kthehem përsëri në zero.

Vrapimi

E kam lanë duhanin para më shumë se dy vite. Rrallë, vërtet rrallë me vjen dëshira e madhe për ta ndezur një dhe ta pi me një frymë. E di se do të isha penduar sikur ta bëja këtë dhe në vend të cigares unë vrapojë një xhiro rreth ndërtesës. Kam provuar të mendoj në mënyrë racionale për ato gjëra të cilat i këshillojnë jo duhanpirësit, por kjo për mua është më efikase. Pasi nuk merrem me sport, ky rreth për mua mjafton pasi lodhem dhe e harroj cigaren.

Ndihma e farave

Kam filluar të pijë duhan në shkollë të mesme, dmth. me 15 vjet. Tani i kam 23 vjet dhe nuk pijë duhan gati tri vite. E kam lënë në moshën 19 vjeçe, por ky proces ka zgjatur sepse kam filluar të zvogëlojë numrin e cigareve derisa e lash plotësisht. Kur më vijnë krizat fillojë të ha fara. Më nuk kam varësi prej nikotinës, por shprehia ka mbetur dhe ndonjëherë më kap kriza. Atëherë i qërojë farat sepse kam nevojë që ta bartë vëmendjen diku tjetër. Vërtet, pak mu është rritur pesha pasi që e kam lënë duhanin. Mu shfaqë oreksi më i madh, por edhe shija është më e mirë, më është kthyer ndjenja e shijes.

Ndihma e meditimit

Kam qenë duhanpirës gati 15 vite, dhe e kam lënë para një viti. Meditimin e kam zbuluar para disa viteve dhe aktivisht kam filluar të meditojë disa muaj pasi e lash duhanin. Kam filluar me nga 10 minuta çdo ditë, dhe tani këtë e bëjë së paku 20 minuta në ditë. Kur jam nën stres, që mund të jetë edhe nga kriza për cigare, meditojë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe vërtet ndihem sikur më ndihmon. E përdori aplikacionin Headspace dhe është aq i mirë saqë jam abonuar për një vit. I blejë edhe për miqtë si dhuratë për ditëlindje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit