1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi i bashkohet LDK-së

Më të lexuarat

Ish-bashketbollisti, Bardh Krasniqi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë njoftim e ka bërë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Bardh Krasniqi nga sot është pjesë e ekipit të LDK-së për Prishtinën. Sot, bashkë me Përparimin, i uruam mirëseardhje Bardhit në rrugëtimin e tij politik për Kryeqytet. Bardh Krasniqi, nga Taslixhja e Prishtinës, bursist në studime të menanxhmentit në Stamboll, është një ndër afaristët më inovativ të rinj të Kryeqytetit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se para kësaj, Bardhin e mban në mend si një ndër basketbollistët më të mirë të gjeneratës së tij, dhe jo rastësisht i zgjedhur si “lojtari më i mirë shpresë” për tri vite, përcjell Klankosova.tv.

Ish lojtar i Kombëtares së Kosovës në basketboll, në vitin 2005 ishte ftuar nga klubi i famshëm basketbollistik ‘Efes Pilsen’ në Turqi ku dhe zhvilloi karrierë ne disa ekipe turke për plot 5 vite. Ishte ndër tê parët e ndër të rrallët që shpërthenin kufijtë tanë sportive.”

Për 8 vitet e fundit, Bardhi ishte i angazhuar në Prishtinë si Inxhinier i Rrjetave dhe Telekomunikacionit për kompani me renome globale të telefonisë mobile; të llojit të AT&T, British Telecom, Vodafone United Kingdom, e TELLABS. Ai poashtu është njëri ndër themeluesit e njërës prej kompanive më kreative në vend ‘Trekuartista’. Aty drejton një ekip të jashtëzakonshëm të të rinjëve e të rejave që punën e jetesën e zhvillojnë ndershëm e me plot mund”, shtoi Kreu i LDK-së.

Abdixhiku ndër të tjera tha se si një ëndërrimtar, si një basketbollist profesionist dhe si një afarsit i kryeqytetit, vlera e Bardhit në LDK është e domosdoshme.

“Ai, së bashku me plot të rinj e të reja, do të jetë edhe pjesë e listës sonë për asamble. Angazhimi kolektiv i njerëzve si Bardhi e bëjnë kryeqytetin e jetueshëm. Prandaj jemi të lumtur për ardhjen e tij. Dyert tona janë të hapura! Baba i Irisit e Martës, bashkëshort i Zanës, djalë i Taslixhes e një ndër familjeve më të respektuara të Prishtinës, Bardhi jonë, mirë se vjen në shtëpinë e madhe. Të priftë e mbara”, përfundoi ai.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit