2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Isa drejt nominimit

Më të lexuarat

Isa Mustafës i ka mbetur vetëm të deklarohet nëse dëshiron ose jo t\’i hyjë garës për Prishtinës, pasi Degët e LDK-së tashmë kanë dorëzuar kërkesën e tyre që kryetari aktual i kryeqytetit të vazhdojë mandatin edhe për katër vite.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi thotë se është normale kërkesa e Degëve të LDK-së.

“Degët kanë dëshirë të kenë një kandidat që fiton në mënyrë të pakontestueshme” ka thënë Gashi .

“Ende nuk është vendosur për kandidatin për kryetar të Prishtinës dhe ende jemi brenda afatit ligjor për të nominuar kandidatin e LDK-së”.

Gashi ka thënë se ka disa kandidatë që mund të marrin pozitën e kryetarit të Prishtinës, duke mos e përjashtuar as liderin e partisë.

“Mirëpo, a do të jetë kandidat apo jo, kjo është në vullnetin e Kryetarit “, ka deklaruar ai.

Gashi ka treguar se Kryetari i LDK-së nuk ndodhet në Kosovë dhe derisa të kthehet në Prishtinë nuk do të vendoset për këtë.

Jo vetëm LDK-ja, por as PDK e Vetëvendosje nuk i kanë publikuar kandidatët për Prishtinën.

Deri të martën e javës së kaluar është afati ligjor kur partitë obligohen t\’i dërgojnë propozimet në KQZ-së për certifikim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit