Irlandezet do të dalin në referendum për të votuar pro ose kundër heqjes së Senatit të këtij vendi.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv Euronews i cili njoftoi se populli irlandez në këtë referendum do të vendos për heqjen e Senatit nga politika e këtij vendi me qëllim të uljes së shpenzimeve të qeverisë së këtij vendi. Qeveria irlandeze pohon se për çdo vit shpenzohen 20 milionë euro për kuvendin e Senatit, prandaj shpërndaj e tij do të ulë shpenzimet e shtetit. Kjo është në kohën kur kundërshtarët e këtij plani theksojnë se një plan i tillë do të shkaktojë centralizimin e pushtetit, prandaj po akuzojnë qeverinë që nën propagandën e uljes së shpenzimeve po kërkon të rris pushtetin e vet.