Një pronar i një pijetoreje irlandeze po ndiqet penalisht, pasi policia gjeti dhjetëra murgesha duke pirë alkool në orët e vona të natës. Policia ishte në hall me murgeshat e dehura, të cilat nuk pranonin të dilnin nga lokali.
Christy Walsh, pronari i cili drejton barin Listowel, u gjobit pasi mbante lokalin hapur edhe pas orarit, vetëm për të pritur “myshteriket”, njofton BBC.
Irlanda njihet për numrin e madh të mungeshave, por ato shpeshherë bëhen pre e skandaleve.