1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Irinej e quan Kosovën Jerusalem serb

Më të lexuarat

Graçanicë – Patriku serb Irinej ka deklaruar sot në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb”. Ai e ka thënë këtë gjatë mbajtjes ës meshës me rastin e ditës së Vidovdanit.

Në meshë kanë marrë pjesë qindra serbë e kanë qenë edhe i ashtuquajturi sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq dhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin.

Irinej ka shtuar se “kemi ardhur këtu që me praninë tonë të tregojmë e të dëshmojmë se kjo ka qenë dhe do të do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb”

“Kosovën e shenjtë nuk guxojmë ta humbim nga shikimi, ka thënë ai dhe ka shtuar se “ka pasur shpërngulje e ikje nga mundimet, porse populli është kthyer në shtëpitë e djegura e të shkatërruara, i ka rindërtuar ato dhe e ka e filluar jetën e re”.

Patriku ka kërkuar bashkim serb rreth Kosovës dhe ka porositur njëkohësisht se “Kosovën nuk duhet harruar asnjëherë”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit