1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Irani prezanton avionin ultramodern pa pilot

Më të lexuarat

Irani prezantoi ditën e mërkurë armën e tij më të re, një avion i telekomanduar i prodhuar në vend, me një rreze veprimi në gjendje që të mbulojë pothuajse të gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe Izraelin.

Avioni i quajtur “Shahed”, nga persishtja “dëshmitari”, ka një autonomi veprimi prej 2 mijë kilometrash dhe është në gjendje që të transportojë raketa dhe bomba.

Në një deklaratë të Gardës Islamike Revolucionare të Iranit shkruhej se mjeti i ri fluturues është në gjendje që të kryejë njëkohësisht misione luftimi, patrullimi dhe vëzhgimi.

Besohet se një pjesë e teknologjisë së këtij avioni të telekomanduar është përvetësuar nga një avion i sofistikuar pa pilot amerikan, i cili duket se u rrëzua një vit më parë ndërsa kryente misione spiunazhi mbi territorin iranian.

Inagurimi i avionit të ri vjen pas një stërvitje madhore ushtarake e amerikanëve dhe aleatëve të tyre në ujrat e Gjirit Persik.

Aktualisht, nuk është e qartë nëse “Shahed”-i ka me të vërtetë ngjashmëri me modelet e telekomanduara amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit