Irani po prodhon me sukses avionët e vet pa pilot, të cilët janë kopje të drones të kapur të SHBA-së, njoftoi të martën botimi “Daily Mail” duke iu referuar deklaratës së komandantit të Forcave Ushtarake Ajrore të Iranit, Admiralit Fadavi Ali.
Disa prej tyre po përdoren aktualisht me shumë sukses nga ushtria e Iranit. Siç vë në dukje botimi, informacioni mbi prodhimin në Iran të avionëve të vet pa pilot duk në mes të dhjetorit 2012, më pak se dy javë pas kapjes së avionit pa pilot (drone) amerikan “Scan Eagle” prej ushtrakëve iranianë.