3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Irani përmes manovrave ushtarake, synon të përforcoje kapacitetin diplomatik

Më të lexuarat

Manovra “Velajet 91” të forcave detare të ushtrisë iraniane në Gjirin Persik dhe prezantimi i superioritetit të Iranit në sektorin ushtarak, synojne të bëhet shkak për përforcimin e kapacitetit diplomatik të Iranit në botë.
Kështu deklaroi z. Ahmed Bakshajesh Ardestani, anëtar i komisionit për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare në Parlamentin e Iranit i cili suksesin e manovrave “Velajet 91” të forcave detare e konsideroi dëshmi të fuqisë, unitetit kombëtar dhe gatishmërisë së plotë të Iranit në përballje me çdo kërcënim. Z. Ardestani duke folur mbi sukseset diplomatike të Iranit në lidershipin e rezistencës, theksoi se pretendimet e krerëve të vendeve arabe mbi Bahrejnin, Sirinë dhe tre ishujt iranianë nuk janë gjë tjetër veçse shprehje e dëshirave të Amerikës dhe tha: Mesazhi i manovrave “Velajet 91” është qëndresa e Iranit kundrejt presioneve dhe kërcënimeve në ndjekjen me vendosmëri të qëndrimeve të tij. Edhe pse Irani padrejtesisht ka pushtuar ishujt e Emirateve Arabe, eshte pjesmarres direkt ne terrorin e regjimit te Bashar Asadit kunder popullates siriane, dhe influencon maksimalisht komunitetin shiit kunder qeverise se Bahrejnit.

Vlen të theksohet se manovrat “Velajet 91” kanë nisur ditën e premte dhe do të vazhdojnë për gjashtë ditë në meridianin 18 gradë në veri të oqeanit Indian. Në këto manovra testohet gatishmëria ushtarake e marinarëve dhe pajisjet detare, bregdetare, ajrore dhe raketore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit