Irani dëshiron që presidenti sirian Bashar al-Assad të qëndrojë në krye të shtetit deri në zgjedhjet presidenciale që planifikohen të mbahen në vitin 2014.
“Ne mendojmë se më e mira për Sirinë është që “zoti” Assad të mbetet si president deri në verën e vitit 2014″, tha Aladin Borujerdi, i dërguar i lartë iranian në Siri.
“Zgjedhjet e lira do të mbahen dhe populli sirian mund të shprehen dhe të vendosin për të ardhmen e tyre”, thotë për një konferencë shtypi i dërguari nga Irani, shtet aleat i Assadit.
Gjatë konferencës ai kritikoi edhe shtetet fqinje që mbështesin opozitën për ta rrëzuar Assadin, duke i akuzuar ata se sipas tij “janë duke e thelluar krizën në Siri”.
Deri në orën kur edhe është mbajtur konferenca, numri i të vrarëve për dy ditë ka arritur rreth 566 civil të pafajshëm, të vrarë direkt nga ushtria siriane nën urdhër të Bashar al-Assadit. / ilirida.net/kohaislame