Komandanti i lartë ushtarak i Iranit parasheh se tensionet me Izraelin do të mund të çojnë në luftë.
Agjencia e lajmeve ISNA citon komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari-të ketë thënë se “kërcënimet e vazhdueshme nga ana e cionistëve (e Izraelit) dëshmojnë se armiqësinë serioze të regjimit me Iranin, që eventualisht mund të çojë në një konfrontim fizik.”
Ai ka shtuar se “një sulm eventual megjithatë do të jetë njëkohësisht edhe asgjësim i tyre(i Izraelit)”,njofton rel.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për mundësinë e një sulmi parandalues izraelit kundër programit bërthamor të diksutueshëm të Iranit, për të cilin, besohet se ka për synim krijimin e armës bërthamore.
Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.kohaislame