0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Irani pa sanksione, rinis blerja e raketave nga Rusia

Më të lexuarat

Rusia ka nisur dërgimin e raketave tokë-ajër S300 në Iran, pavarësisht se kjo është kundërshtuar nga Izraeli, SHBA dhe Arabia Saudite. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hosein jaberi-Ansari, tha se faza e parë e kontratës më Moskën ishte implementuar, njofton TCH.

Nuk është e qartë se sa raketa ka dërguar Rusia në Iran, ndërsa kjo kontratë e kundërshtuar nga shumë vende mori dritën jeshile pas heqjes së sanksioneve ndaj Iranit.

Pas marrëveshjes për programin bërthamor, komuniteti ndërkombëtar eliminoi shumë sanksione ndaj Iranit. Kontratat për raketat ruse ishte firmosur që në vitin 2007, por në 2010-n Moska e ndaloi për shkak të sanksioneve.

Një vit më parë, Presidenti rus, Vladimir Putin, e riaktivizoi kontratën, pasi sanksionet u hoqën. Kontrata vlen 800 milionë dollarë dhe kjo është shifra e vetme publike e saj.

Por, Izraeli dhe SHBA thonë se Irani mund t’i përdorë këto raketa për të mbrojtur bazat bërthamore, ndërsa fqinjët sauditë janë të shqetësuar se Republika Islamike po përforcon arsenalin e saj ushtarak.

Kompani ruse “Rostec”, e cila prodhon rakteta S300 tha se në fund të vitit do të ketë përfunduar dorëzimi i këtij sistemi në Iran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit