Autoritetet iraniane deklaruan ditën e hënë se arritën të kapin edhe dy avionë të tjerë amerikanë pa pilot (drones), përveç aparatit fluturues të tipit ScanEagle, mbi kapjen e të cilit qeveria iraniane deklaroi më parë.
Sipas fjalëve të Komandantit të Forcave Ushtarake Detare të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike (GRRI), Admiralit Ali Fadavi, avionët pa pilot të SHBA-së janë kapur para 4 dhjetorit, kur Irani njoftoi në lidhje me kapjen e ScanEagle. Ali Fadavi deklaroi gjithashtu se kopjet e ScanEagle po përdoren tashmë nga ushtria iraniane, por nuk përmendi detaje të tjera.
Televizioni transmetoi kuadro të filmuara, në të cilat dy ushtarakë të GRRI studiojnë aparatin e quajtur nga ata avioni pa pilot ScanEagle. Ushtarakët dhe qeveria e SHBA-ve e mohojnë informacionin në lidhje me humbjen e avionit pa pilot.