Në një deklaratë për gazetën El-Ahbar në Liban, Velajeti ka folur për zhvillimet më të fundit në rajon.
Kryekëshilltari i liderit fetar të Iranit, Ali Ekber Velajeti, duke nënvizuar faktin se Rusia dhe Irani janë dakorduar për të mbajtur në pushtet Bashar al Asadin në Siri, ka pohuar se kjo është vija e kuqe për vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetën El-Ahbar në Liban, Velajeti ka folur për zhvillimet më të fundit në rajon si dhe mbi politikën e Iranit ndaj Sirisë.
Duke nënvizuar se Irani është në bashkëpunim të plotë me Rusinë për të mbajtur në pushtet Asadin, Velajeti u shpreh: “Pala ruse insiston që Asadi të qëndrojë në detyrë. Edhe Irani në lidhje me qëndrimin e tij në pushtet është i vendosur. Qëndrimi i Asadit në pushtet për ne është vija e kuqe.”
“Irani dhe Hizbullahu ndihmon fizikisht pushtetin legjitim të Sirisë. Ne ju kemi thënë miqve tanë rus që jemi të vendosur në lidhje me këtë temë. Edhe Rusia filloi të kuptojë që nuk ka kush të vijë në vend të Asadit. Nëse Asadi ikën nga detyra atëherë Siria do të bëhet edhe më keq se Libia”, ka pohuar Velajeti