1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Irani e pranon se rrëzoi aeroplanin ku mbetën të vrarë 176 pasagjerë

Më të lexuarat

Irani thotë se Ushtria e tyre ‘padashje’ ka rrëzuar aeroplanin e udhëtarëve ukrainas, që i la të vrarë 176 pasagjerë.

Njoftimi i shfaqur në televizionin shtetëror të Iranit, shpjegon se kjo ka ndodhur për shkak të gabimit njerëzor, pasi aeroplani kishte fluturuar shumë afër një kampi ushatarak që e kontrollon Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Përgjegjësitë për sulmin do të hetohen, shkruhej në njoftim.
Irani deri tani e kishte mohuar çdo përgjegjësi për sulmin, pas presionit të madh ndërkombëtarë nga SHBA dhe Kanada, të cilat kishin deklaruara se gjasat janë të mëdha se aeroplani ishte rrëzuar nga Irani, aksidentalisht.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar në rrjetin social Tëitter se aksidenti ishte i tmerrshëm dhe ky është një gabim i pafalshëm.

Poashtu ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, që pretendon ‘aventurizmi’ i SHBA’ve, është pjesërisht për t’u fajësuar, për rrëzimin e aeroplanit ukrainas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit